DEPARTAMENTI I SHITJEVE DHE MARKETINGUT

Departamenti i shitjeve dhe marketingut bën monitorimin e tregut dhe ka qëllim të propozojë përzgjedhjen e produktit të duhur për nevojat e pacientit.

Parimi udhëheqës është zbatimi i etikës profesionale në zhvillimin e punës.

Personeli i shitjeve dhe marketingut bën të mundur që personeli mjekësor të jetë i përditësuar me profilin klinik të produktit si dhe benefitet edhe efektet që kanë produktet me të cilat INTERMED punon.

LOGJISTIKA

 

Zhvillimi i logjistikës në INTERMED ka ardhur gradualisht me punën prej më shumë se dy dekadash në treg.
Logjistika është një ndër hallkat kyçe të funksionimit të zinxhirit të magazinimit dhe distribucionit farmaceutik.
Funksionimi i duhur i logjistikës synon rritjen e nivelit të shërbimit ndaj shërbimit dhe reduktimin e kostove.

INTERMED ofron shërbimin e distribucionit për klientët e saj:

  • Depo primare dhe sekondare
  • Farmaci
  • Spitale dhe klinika në sektorin privat/shtetëror