HISTORIKU

Themelimi

 

Themelimi i kompanisë daton në 15 Prill 1996, një iniciativë e z.Petrit Maho, i cili pati vizionin se ndryshimet në shërbimin shëndetësor edhe në produktet farmaceutike po fillonin të ishin të pranishme për tregun shqiptar. Intermed është kompani e cila është e licensuar për importin, marketimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve që ajo tregëton.

Produktet/kompanitë e para

 

Ndër kompanitë e para me të cilat u lidh një bashkëpunim i qëndrueshëm ishte ITALFARMACO dhe NOVA ARGENTIA. Me produktet e tyre, 25 produkte të para të cilat ishin të fokusuara në patologjitë e sistemit nervor edhe gjinekologji. (…për më tepër shiko Produkte). Ky bashkëpunim jo vetëm që është rritur me kalimin e viteve por vazhdon edhe sot duke ruajtur ekskluzivitetin e produkteve të ofruara prej tyre.

Zgjerimi

 

Zhvillimi i Intermed u shoqërua me lidhjen e bashkëpunimit me kompaninë Berlin-Chemie (Menarini Group) duke shtuar numrin e produkteve edhe specialitetet që trajtohen me to. Më pas u mundësua bashkëpunimi me kompani të tjera si Bayer Healthcare, Alvogen, Pharma Swiss, Hoffman La Roche, Nobel Ilac, Allergy therapeutics, etj. (…për më tepër shiko Partnerë)

Diversiteti i produkteve

 

Intermed ofron për tregun shqiptar produkte markë dhe specifike, vaksina të personalizuara, prodhime farmaceutike xhenerike, barna OTC si dhe shtesa ushqimore, këto produkte mbulojnë thuajse të gjithë gamën e patologjive.

Ambiente

 

Intermed për kryerjen e magazinimit të barnave zotëron një magazinë, e lokalizuar në Maminas, Durrës. Magazina ka një hapësirë prej 1475 m2 me një kapacitet 1200 paleta, është e pajisur me sistem monitorimi të vazhduar (Comet system MS+) për temperturën dhe lagështinë. Magazina i përmbahet të gjithë kërkesave të ruajtjes së produkteve farmaceutike, dhe është e pajisur me dokumentacionin e duhur të cilësisë edhe me sinjalistikën e përshtatshme për menaxhimin sa më të mirë të produkteve.

(klikoni per te pare fotot)

Investime

 

Investime të tjera të z. Maho: Në 2013 blerja e kompanisë së prodhimit farmaceutik RADOFARMA, e fokusuar kryesisht në prodhimin e produkteve farmaceutike humane dhe veterinare, kryesisht produkte xhenerike si dhe përgatesave galenike. Në po të njëjtin vit RADOFARMA u ri-strukturua duke u ndarë në dy kompani të pavarura nga njëra tjetra; – Noval kompania e prodhimit të barnave humane – Vetal kompania e fokusuar në prodhimin dhe tregëtimin e produkteve veterinare. Secila nga kompanitë ka specifikat dhe produktet e veta, të cilat janë në formë-doza të ngurta (tableta), gjysëm të ngurta (kremëra edhe tinktura), parenterale etj.